LajmeSport

Rafinja, braziliani i katërt me tripletë te Barcelona në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi brazilian, Rafinja është lojtari i katërt brazilian që shënon tre gola apo het-trik brenda një ndeshje për Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Barcelona ka mposhtur Bajern Munihun me rezultat 4-1 në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Ekipi i trajnerit Hansi Flik dhuroi një paraqitje mahnitëse dhe fitoi falë tri golave të Rafinja dhe një tjetër të Robert Levandovskit. Megjithatë, vëmendja është tek ylli brazilian, Rafinja, i cili ka arritur një rekord në vete me tri golat e shënuar, duke u bërë vetëm lojtari i katërt brazilian i Barçës që shënon het-trik në Ligën e Kampionëve.

Tre lojtarët e tjerë që e bënë këtë ishin Nejmar kundër Seltikut më 2013, Ronaldinjo kundër Udinese në vitin 2005 dhe Rivaldo kundër Milanit në vitin 2000. Rafinja u bë gjithashtu lojtari i katërt që shënon një het-trik kundër Bajern Munihut, në historinë e të gjitha kohërave të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, 27-vjeçari ka bërë paraqitjen e tij të 100-të për katalunasit.

 

 

Show More

Related Articles

Back to top button