LajmeRajon

“Rajoni duhet të dalë nga zona e dhimbshme”, Rama: Serbisë ia kam thënë ‘troç’, koha të vendosë gurët tek e ardhmja Europiane

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku është ndalur tek çështjet më të rëndësishme, duke u fokusuar edhe tek marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se ka bërë thirrje që Këshilli Europian të heqë të gjitha masat shtrënguese që u ndërmorën ndaj Kosovës.

“Rajoni e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme e historisë dhe kam theksuar që është koha që Kosova të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë me hapin shumë pozitiv që hodhi duke pranuar pas një humbje kohe të gjatë krijimin e asociacionit e komunave me shumicë serbe duke bërë që t’i hapë rrugë të gjithë përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë

Edi Rama: Kam theksuar edhe në prani të përfaqësueses së Republikës së Serbisë me të njëjtën gjuhë ‘troç’ që unë në të njëjtin vend apo në të tjera rrethana apo takime, kam shprehur bindjen se Serbia nuk duhej sanksionuar, për mos linjëzimin me BE në sanksionet ndaj Rusisë. Serbia nuk ka asnjë të ardhme tjetër përveçse nën çatinë e Europës së bashkuar. Se çfarë ndodhi në Banjskë dhe shpallja e zisë kombëtare për vrasësit e efektivit të policisë së Kosovës, jo vetëm që ishte një ngjarje pa asnjë lidhje me vlerat Europiane, por ka lëkundur besimin dhe ka vënë në pikëpyetje, që Unioni së bashku me vende të tjera të rajonin i kanë vënë Serbisë për ta nxitur që të përfshihet përfundimisht në anën e duhur të historisë dhe për ta mbajtur sa më larg konfliktit. Është koha për Serbinë që të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja Europiane dhe t’i përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Po ashtu i jam drejtuar me të njëjtën gjuhë edhe përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Rajoni e ka të nevojshme si dritën, ajrin, ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme e historisë dhe kam theksuar që është koha që Kosova të ndërtojë qasjen mbi themelin e ri që ka vënë me hapin shumë pozitiv që hodhi duke pranuar pas një humbje kohe të gjatë krijimin e asociacionit e komunave me shumicë serbe duke bërë që t’i hapë rrugë të gjithë përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare. Kam bërë thirrje që Këshilli Europian të heqë të gjitha masat shtrënguese që iu imponuan Kosovës dhe duke bërë këtë, t’i japë Kosovës mbrapsht një inkurajim pozitiv për ndryshimin pozitiv të kursit.

Show More

Related Articles

Back to top button