LajmeMaqedoni

Rajoni Nagorno-Karabakh: “Njerëzve po i bie të fikët duke pritur në radhë për bukë”

Atë e quajnë atë Rruga e Jetës, pasi është e vetmja rrugë që lidh 120,000 armenë etnikë që jetojnë në rajonin e Nagorno-Karabakhut të Azerbajxhanit me Republikën e Armenisë.

Por për gati nëntë muaj, Korridori i Laçinit është bllokuar nga autoritetet e Azerbajxhanit, gjë që rezultoi në mungesa të mëdha të ushqimit, ilaçeve, produkteve higjienike dhe karburantit në rajonin e shkëputur, raporton BBC.

“Njerëzit qëndrojnë në radhë për orë të tëra për të marrë racione minimale ushqimore. Njerëzve u bie të fikët në radhët për bukë,” thotë gazetarja lokale Irina Hayrapetyan në një mesazh zanor të regjistruar brenda enklavës etnike armene, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet lokale në Nagorno-Karabakh thonë se një në tre vdekje ndodhin për shkak të kequshqyerjes.

Organizata e vetme ndërkombëtare humanitare me qasje në Nagorno-Karabakh është Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK),

Këtë muaj, SHBA-ja i bëri thirrje Azerbajxhanit të rivendos lëvizjen e lirë përgjatë Korridorit të Lachin-it gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi krizën. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i kishte thënë tashmë Azerbajxhanit se kishte një urdhër ligjërisht të detyrueshëm për të lejuar “lëvizjen e papenguar të personave, automjeteve dhe ngarkesave” në rrugë në të dy drejtimet.

Azerbajxhani mohon se po ndodh një krizë humanitare. Ky vend thekson se dëshiron kontroll të plotë të territorit dhe ka ofruar një rrugë alternative furnizimi përmes qytetit të Agdamit,qytet ky i rimarrë gjatë luftës së vitit 2020, raporton BBC, transmeton klankosova.tv

Show More

Related Articles

Back to top button