LajmeRajon

Rama: Pa u liruar 3 efektivët s’ka asnjë takim në kuadër të “Ballkanit të Hapur”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë takim me Serbinë për ‘Ballkanin e Hapur’ nëse nuk lirohen 3 efektivët shqiptarë. Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se ata janë tre policë dhe jo tre njerëz që kanë bërë krime në Serbi, siç janë kapur serbët në Kosovë. 

“S’janë 3 njerëz që i kanë kapur se kanë bërë krime siç janë ata që janë kapur në Kosovë. Janë 3 efektivë policie që janë kapur se pse ka kaluar një vijë kufiri që është e paqartë se ku ndodhen. Po pastaj, çfarë bën atje? Çdo komunikim me Serbinë do të jetë lironi 3 policët. Nëse nuk do të lirohen 1 vit, 2, 3 vite nuk do të këtë marrëdhënie. Nuk nënkuptoj ndalim kamioni,” tha Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button