Lajme

Rama: Synojmë të rrisim pagën mesatare në 900 Euro

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, tha se qeveria ka në dorë një plan ambicioz që synon që paga mesatare të shkojë në vlerën e 900 Eurove.

Kreu i qeverisë theksoi se jemi në kushtet e një mundësie të re që do të shfrytëzohet dhe pas rritjes së pagës minimale tashmë mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare.

“Tani kemi në dorë një plan shumë ambicioz por edhe mjaftueshëm të arsyeshme për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, 2023-2024, të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Dhe faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 Eurosh. Që do të thotë se jem në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, të familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare”-tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se rritja e pagës mesatare do të ndodhë përmes dy fazave brenda 2 viteve të ardhshme.

“Do kemi një rritje tani së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar detajet të cilat do t’i diskutojmë më konkretisht pas aktit të miratimit që do vijë në 10-15 ditët e ardhshme. Dhe sigurisht do publikojmë edhe planin e plotë që të gjithë ta dinë se çfarë do pasojë. Kemi thënë për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermierëve me 7% këtë vit, dhe pasi të bëjmë rritjen e kësaj pjese me 7% do shkojmë në rritjen tjetër që do jetë rritje e konsiderueshme me vitin e ardhshëm. Ndërkohë për të tjera kategori do kemi rritje të menjëhershme të këtij viti”, theksoi Kryeministri Edi Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button