BotaLajme

Raundi i dytë i debatit republikan në ShBA, Trump kandidati kryesor dominues

Shtatë republikanë u përballën për të dytën herë me njëri tjetrin, me temë kryesore, ekonominë, emigracionin dhe Kinën. Ky ishte debati i dytë mes republikanëve për presidencialet e 2024. Donald Trump, që kryeson sondazhet në partinë e tij, edhe këtë herë nuk ishte pjesë e debatit, por ndonëse 3200 km larg fizikisht, në Michigan, ishte pjesë e diskutimeve edhe mes rivalëve, kryesisht të ndjekësit më të afërt, Ron DeSantis.

Debati zgjati 2 orë dhe akuzat e tonet ndaj njëri tjetrit, në këtë përballje të dytë, ishin të larta. Edhe moderatorët e debatit, e humbën durimin disa herë për shkak të mungesës së kontrollit në ton dhe gjuhë të përdorur nga kandidatët. Donald Trump, edhe pse mungon në takimet e debatet e Partisë Republikane, ende kryeson në sondazhe, me 40 pikë dhe e ka vendosur, që ai do të jetë kandidati i republikanëve përballë Joe Biden dhe nuk do të marrë pjesë as në primaret e partisë.

Mediat nisën menjëherë në përfundim të debatit, që këtë herë u zhvillua në Bibliotekën Reagan, Simi Valley, Kaliforni, të flasin për fituesin dhe humbësin e këtij raundi të dytë, që protagonist kryesor pati Ron DeSantis. Si humbës në këtë përballje dhe në këtë pikë të garës, cilësohet Vivek ramasuami, biznesmeni jo politikan, që nuk është rritur në sondazhe nga debati i parë, edhe pse atëherë spikati. Madje, mediat sqarojnë se këtë herë në debat, ai dështoi ti përgjigjet pyetjeve për Kinën dhe Rusinë.

Humbës u cilësuan edhe 3 moderatorët e debatit, që e humbën kontrollin disa herë përgjatë 2 orëve. Dhe fituesin e këtij debate të dytë, mediat quajnë Donald Trump, që edhe pse nuk ishte i pranishëm, arriti të ishte pjesë e rëndësishme e përballjes mes 7 rivalësh në garë.

Show More

Related Articles

Back to top button