LajmeMaqedoni

Regjistrimi në klasë të parë i mundshëm vetëm në komunën ku banon fëmija

Kryetarët e komunave përsëritën thirrjen e tyre se regjistrimi i nxënësve në klasë të parë duhet të bëhet në shkollat brenda territorit të komunës që I takojnë dhe jo sipas përzgjedhjes së tyre. Kjo ka për qëllim barazimin e shkollave me nxënës dhe jo mbingarkimin e klasave me nxënës të komunave të tjera.
Regjistrimi në klasë të parë për vitin shkollor 2023-24 do të realizohet deri në fund të muajit Maj. Për të regjistruar fëmijën në klasë të parë, paraprakisht prindërit duhet të posedojnë vërtetim për vaksinat e pranuara, vërtetim nga stomatologu dhe oftalmotologu si dhe letërnjoftim I fotokopjuar nga prindi. Ndërkohë, për fëmijët me nevoja të posaçme nevojitet edhe mendim nga komisioni për mbështetje arsimore dhe sociale sipas KNF-së, Klasifikimi ndërkombëtar I funksionimit.

Show More

Related Articles

Back to top button