BotaLajme

Rekorde temperaturash në Europë

Dhjetëra miliona njerëz janë duke u përballur me temperatura shumë të larta në gjithë botën.

Temperatura mesatare globale e ka shënuar sërish rekorde të reja në disa vende europiane e nxitur nga fenomeni El Nino. Në Greqi temperatura këtë të hënë pritet të kapi vlerën e 43 gradëve.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për njerëzit që të shmangin daljet në orët e pikut nga ora 12:00 deri në 17:00. Atraksionet turistike do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa personave të moshuar dhe fëmijëve iu është bërë thirrje nga autoritetet shëndetësore që të hidratohen.

Mes të tjerash një paralajmërim qëndron në fuqi për zjarret. Në pjesën lindore dhe juglindore të Greqisë autoritetet kanë lëshuar alarmin portokalli.

Në Itali sinoptikanët kanë paralajmëruar se temperaturat e larta do të vazhdojnë përgjatë gjithë kësaj jave. Alarmi i kuq do të vijojë të mbetet në fuqi për 16 qytete në të gjithë vendin, përfshirë Romën.

Autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar njerëzit që të shmangin daljet nga shtëpia nga ora 11:00 deri në 18:00 dhe të kenë kujdes të veçantë të moshuarit, fëmijët dhe personat vulnerabël.

Thatësira në Spanjë vijon të intesifikohet. Më shumë se 300 zjarrfikës janë vendosur në dispozicion për të shuar flakët në ishullin Kanarie që ka djegur më shumë se 4,650 hektarë tokë pyje 13 shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e 4,000 njerëzve.

Flakët e mëdha janë përhapur në Puntagorda, një zonë pyjore në veri të ishullit. Zjarrfikësit të ndihmuar nga njësia e urgjencës ushtarake spanjolle kanë luftuar për të vënë nën kontroll zjarrin në ishull, i cili është pjesë e arkipelagut Kanarie në brigjet e Afrikës perëndimore dhe po përballet me temperatura ekstreme.

I nxehti ekstrem pritet të vijojë ku temperaturat e larta do të shënojnë rekorde edhe në Francë, Gjermani dhe Poloni që mund të përjetojnë kushte ekstreme.

Show More

Related Articles

Back to top button