BotaLajme

Republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve

Republikanët kanë siguruar 218 ulëse që i duhen për shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, thuhet nga projeksionet e “CBS News”.

Republikanët nuk kanë arritur ta marrin kontrollin në Senat në zgjedhjet e mesmandatit, por do ta kenë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, që do të jetë mjaftueshëm për të penguar shumë nga agjendat e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për dy vjetët e ardhshme.

Ende kanë mbetur të shpallen rezultatet përfundimtare si për Senat ashtu edhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Përbërja e re do të zyrtarizohet në janar.

Republikanët kishin shpresuar të fitonin edhe Senatin po ashtu. Me të humbur Senatin ka pasur kritika ndaj ish-presidentit Donald Trump për përzgjedhjen.

Mirëpo, Republikanët parashihet të fitojnë 218 deri 223 ulëse në Dhomën e Përfaqësuesve që ka 435 ulëse, pra shumicën. Të mërkurën ka fituar në qarkun e 27-të të Kalifornias me Mike Garcian.

Show More

Related Articles

Back to top button