LajmeMaqedoni

Rëra e Saharasë ka ndotur ajrin në Maqedoni

Në disa qytete të Maqedonisë dje dhe sot ka ajër tejet të ndotur. Ajri që vërshon këto ditë mbi vendet e Mesdheut, përfshirë vendet e rajonit, sjell jo vetëm nxehtësi, por edhe rërë, e cila do të jetë veçanërisht e pranishme gjatë ditës së sotme dhe ishte e dukshme dje në pamjet satelitore, disa portale të specializuara dhe institucione meteorologjike.

Pluhuri nga Sahara kontribuoi në më shumë ndotje të qyteteve të Maqedonisë së Veriut.

Ajri është shumë i ndotur në Manastir ku sipas të dhënave në faqen zyrtare të Ministrisë së Mjedisit, në pjesët më të nxehta të ditës, përqendrimi i pluhurit ka qenë 152 mikrogramë për metër kub.

Ajri është shumë i ndotur edhe në Ohër, Kërçovë, Berovë, Strumicë, Kavadar, Veles, pjesë të Shkupit dhe Llazaropoles. Tetova, Prilepi dhe Gostivari janë mesatarisht të ndotura.

Show More

Related Articles

Back to top button