Reshje të rrëmbyera shiu kanë paralizuar disa pjesë të kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Mediat serbe thonë se stuhia u përplas fillimisht me të gjithë furinë e saj në zonën e Zemunit, e më pas, edhe në pjesë të tjera të qytetit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë rrugë të zhytura krejtësisht në ujë, makina të bllokuara dhe një autobus që noton, ndërsa një pasagjere e tij bën e trembur shenjën e kryqit. Instituti Hidrometeorologjik Republikan i Serbisë njoftoi se brenda një kohe të shkurtër në kryeqytetin serb do të bien reshje të shumta shiu. “Do të ketë rrebeshe të dendura, , breshër, erëra të forta dhe të stuhishme, me probabilitet më të madh në disa zona të Serbisë”, thuhet në paralajmërimin më të fundit të këtij instituti. Stuhi e rrebeshe shiu parashikon në disa pjesë të Europës juglindore, përfshirë Kosovën, kroacinë, Hungarina e Rumaninë. Ekspertët paralajmërojnë se shirat e rrëmbyer mudn të shkaktojnë përmbytje në zonat e ulëta, duke kërcënuar komunitetet që jetojnë pranë lumenjve e përrenjve. Nuk përjashtohet megjithatë as mundësia e vërshimeve të ujit edhe në zonat urbane, me sisteme kullimi të mbingarkuara.
Read Next
33 mins ago
Izraeli akuzon 6 gazetarë të Al Jazeera si militantë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik
36 mins ago
Liga Evropa dhe Liga e Konferencës, sjellin 34 përballje interesante
42 mins ago
Kallajxhiev: Kushtet në burgjet e Maqedonisë nuk janë të mira, duhet të ketë më shumë falje
47 mins ago
Jasir Asani në formacionin e javës në Ligën e Kampionëve në Azi
49 mins ago
Pas ndeshjes, Zhegrova “e shkëmbeu” fanellën e tij me flamurin kombëtar dhe plisin
51 mins ago
Von der Leyen takohet me Begajn, presidenti: Shkëmbyem pikëpamjet mbi integrimin e Shqipërisë dhe rajonit në BE
54 mins ago
Pas sulmit terrorist në Ankara, Turqia godet 32 objektiva në Irak dhe Siri
59 mins ago
Taravari: Parashikimet janë që në Maqedoni deri në vitin 2050 do të mbeten 1 milion njerëz, na duhet strategji për ta parandaluar këtë
2 hours ago
Rafinja, braziliani i katërt me tripletë te Barcelona në Ligën e Kampionëve
2 hours ago