LajmeMaqedoni

Rexhepi: Debatet në BDI dëshmojnë kapacitetet demokratike të kësaj partie, pres që këto debate të mbyllen pas datës 29 të këtij muaji

Ndonëse se ka paralajmëruar që do të bëhet pjesë e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Intregim, deputeti i pavarur Kastriot Rexhepi, akoma nuk e ka zyrtarizuar në Kuvend këtë çështje.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Rexhepi tha se ende nuk di e di kur do të ndodhë një gjë e tillë, por sipas tij, rëndësi ka që është pjesë e shumicës.

Deputeti Kastriot Rexhepi ka folur edhe punën e ekzekutivit si dhe për përlasjet e fundit brenda BDI-së, duke thënë se këto debate, siç i ka quajtur ai, dëshmojnë kapacitetet demokratike të kësaj partie.

“Pres që këto debate të mbyllen pas datës 29 të këtij muaji, kur pritet të mblidhet kryesia e BDI-së”, tha Rexhepi. Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Show More

Related Articles

Back to top button