LajmeMaqedoni

Rexhepi: Këtë vit, banesa sociale në Dibër, Butel po edhe në Saraj

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, në një prononcim për indeks.mk ka dhënë njoftimin e rëndësishëm sa i përket shpërndarjes së banesave sociale.

Në prononcimin e tij, Rexhepi ka deklaruar se këtë vit 43 banesa sociale do të shpërndahen në Dibër, 312 në Butel, ndërkaq paralajmëroi gjithashtu se banesa sociale do të ketë edhe për qytetarët e Sarajit.

Ai gjithashtu pohoi se vitin që lamë pas janë ndarë afërsisht 70 banesa sociale në Komunën e Gostivarit.

Përveç banesave sociale Rexhepi foli edhe për njërin nga projektet më të mëdha që është planifikuar ndonjëherë, për realizimin e Korridorit 8 nga ana e Qeverisë.

Rexhepi tha se fillimisht pritet të përfundojnë procedurat ligjore, ndërkaq fillimi i punime në këtë projekt do të fillojnë në tre-mujorin e parë të këtij viti.

Rexhepi në prononcimin e tij përkujtoi se Qeveria ka ndarë mjete prej 244 milionë euro për këtë projekt./indeks.mk/

Deklarata e plotë:

Show More

Related Articles

Back to top button