LajmeMaqedoni

Rexhepi: Nëse nuk ndryshohet Kushtetuta, i pashmangshëm një rrugëtim ndaras i komunave shqiptare

Nëse nuk arrihet miratimi i ndryshimeve kushtetuese, çmimin politik në zgjedhjet e ardhshme të ndryshimeve në Kodin Penal do ta paguajë BDI dhe LSDM. Në emisionin “Politica” në televizionin Globi, këtë e tha kryetari i “Lëvizjes Populli”, Skender Rexhepi i cili është pjesë e shumicës aktuale. Ai beson se mund të sigurohen votat e nevojshme në Kuvend, edhe pse nuk ka informacion të saktë nëse ai numër është arritur, ndërsa për këtë gjë, para disa ditësh sqaron se ka pasur takim me Ali Ahmetin, për siç tha, koordinim se si të veprohet që të sigurohen 80 vota. Deri para ndryshimeve në Kodin Penal, Rexhepi ka qenë pesimist se mund të kalojnë ndryshimet kushtetuese, por tani sipas tij, ka zëra që deputetë të opozitës maqedonase do të votojnë “pro”.

“Gabimet, lëshimet venetuale në aspekt të sjelljeve të ligjeve në këtë rast edhe në Kodin Penal, nëse nuk arrihen ndryshimet kushtetuese, çmimin politik do ta paguajnë ata të cilët e kanë sjellë atë ndryshim. Zgjedhjet janë pas 5-6 muajve, te qytetarët është instaluar mjaftë mirë vlerësimi i cili në ditën e zgjedhjeve dinë të dënojë po edhe të shpërblejë. Nëse arrihen ndryshimet kushtetuese besoj do ia vlejë i gjithë ai lëshim politik që u bë me Kodin Penal, por nëse nuk arrihen besoni se dikush do ta paguajë çmimin politik”, deklaroi Skender Rexhepi, kryetar i Lëvizjes Populli.

Nga ana tjetër, ai ripërsërit qendrimin e tij që nëse ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë, shqiptarët nuk do të tolerojnë të jenë peng i siç tha, disa politikanëve nacionalist maqedonas. Sipas Rexhepit mos ndryshimi i Kushtetutës mund të sjellë ndarje të rrugëve mes shqiptarëve dhe maqedonasve, dhe kjo shtoi ai, do të ndodh në koordinim me BE-në dhe SHBA-të.

“Nacionalizmi i skajshëm dhe jo logjik i subjekteve politike maqedonase opozitare, kryesisht VMRO-ja e cila për shkak se ka rrezik t’ia merr terenin e Majta, me nacionalizëm këto mundohen që të bëhen më nacionalistë edhe se e Majta dhe çmimin do ta paguajnë të gjithë banorët. S’kemi pse ne si shqiptarë ta paguajmë këtë çmim dhe besoni se vetëvetiu do të ndodh një kërkesë e tillë, do jemi dëshmitarë dhe këto deklarat do jenë pjesë përbërëse të pjesës historike ku do të dëshohet që mos dhashtë Zoti të mos ndodhin ndryshimet kushtetuese, mos dhashtë Zoti të izolohet RMV-ja, atëherë do të jetë e pashmangshme një rrugëtim ndaras i komunave shqiptare”, deklaroi Skender Rexhepi, kryetar i Lëvizjes Populli.

Ai tha se si deputet nuk do ta kushtëzojë votën për ndryshimet kushtetuese, megjithëse subjekti politik që ai drejton, thekson se e ka pjesë programore zëvendësimin e 20% me gjuhën shqipe në Kushtetutë. Sipas Rexhepit, aktualisht nuk ka vullnet politike te pala maqedonase që ky emërtim të cilin e quan të turpshëm për shqiptarët të mund të ndryshohet.

Show More

Related Articles

Back to top button