Lajme
Rezoluta e OKB-së: RMV-ja abstenoi, shfaqen reagime në vend
Maqedonia e Veriut ishte në mesin e vendeve që abstenuan për Rezolutën ku bëhet thirrje për armëpushim urgjent humanitar në Rripin e Gazës, që u miratua mbrëmë vonë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Nga Rajoni, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, votuan “pro” Rezolutës, Kroacia ishte kundër, derisa Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Greqia ishin të përmbajtur.
Pozicionimi i Maqedonisë së Veriut karshi Rezolutës, ka shkaktuar reagime në vend.