LajmeMaqedoni

Rijaseti i BFI mban mbledhje të rregullt: Me vendim unanim shkarkohet Muftiu i Tetovës dhe i Strugës

Rijaseti i Bashkësisë Fetare njofton se në mbledhjen e tij të sotme ka shkakruar nga detyra Muftiun e Tetovës dhe të Strugës, Qani Nesimi dhe Salim Sulejmani. Në muftinitë e këtyre dy qyteteve janë emëruar u.d., në Tetovë dr. Selver Xhemaili kurse në Strugë, Mr. Jusuf Ismaili.

“Gjatë kësaj mbledhje Rijaseti diskutoi për gjendjen aktuale në Muftininë e Tetovës dhe Muftininë e Strugës, ndaj të cilëve u soll vendim unanim nga Rijaseti i BFI-së, për shkarkimin nga detyra e Muftiut të Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi dhe në vend të tij për ushtrues detyre deri në zgjedhje të reja të Muftinisë së Tetovës u emërua Ushtrues Detyre Mufti dr. Selver Xhemaili. Po ashtu nga detyra u shkarkua edhe Muftiu i Muftinisë së Strugës, Salim Sulejmani, në vend të të cilit u emërua Ushtrues Detyre Mufti i Muftinisë së Strugës Mr. Jusuf Ismaili, deri në zgjedhje të reja”, thuhet në njoftimin me shkrim të BFI-së së RMV-së.

Më tej në njoftim thuhet se “Rijaseti i BFI të RMV-së, si organi më i lartë kolektiv, vendimet e lartëpërmendura i mori për ta ruajtur unitetin e popullatës muslimane në vendin tonë si dhe për ta ruajtur integritetin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së”.

Rijaseti e ka cilësuar, siç thuhet në njoftim, si të suksesshëm këtë vit për sa i përket aktiviteteve fetare të organizuara nga organet dhe institucionet e BFI-së.

Show More

Related Articles

Back to top button