GostivarLajme

Rinia e Vrapçishtit dorëzon dërgesën e parë me ndihma për në Turqi

Nga pika grumbulluese në Komunën e Vrapçishtit u nis kamioni i parë me ndihma për rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi. Pakot me rroba, batanijet dhe gjësende të tjera fillimisht janë dërguar në Gostivar, prej ku ndihma e njejtë do të niset drejtë Turqisë. Organizatorët u shprehën mirënjohës për mbështetjen dhe solidarizimin. Asaf Emrullai, njëri nga organizatorët bëri të ditur se janë grumbulluar edhe një sasi parashë që poashtu do të dërgohen me ndihmat e tjera në Turqi.

 “Teshat do ti dorëzojmë në Gostivar prej ku pastaj do të dërgohen në Turqi. Kemi grumbulluar tesha, gjësende për çfarë kanë nevojë atje. Kemi tubur edhe një sasi parashë të cilat poashtu do të dërgohen atje ku duhet. Falenderojë rininë e komunës së Vrapçishtit që na kanë përkrahur”, deklaroi Asaf Emrullai, organizator.

 Muhamed Emrullai, poashtu pjesë e këtij aksioni humanitarë të organizator nga rinia e Komunës së Vrapçishtit, theksoi se kanë pasur komunikim të vazhdueshëm me të rinjtë e Gostivarit të cilët paraprakisht organizuan aksion të ngjashëm.

“Ideja lindi pasi pamë një grup të rinjshë nga Gostivari që kishin marrë iniciativë për grumbullimin e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Pastaj, edhe ne si të rinj nga Vrapçishti, ndërmorrëm iniciativë për të ndihmuar vëllezëri tanë në Turqi. Falenderojmë të gjithë donatorët dhe banorët e komunës së Vrapçishtit për kontributin e tyre për të ndihmuar me aq sa kishin mundësi”, deklaroi Muhamed Emrullai, organizator.

 Ndryshe, aksioni humanitarë në Komunën e Vrapçishtit për të ndihmuar rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi, zgjati rreth një javë. Në rast nevoje, ata shprehën të gatshëm për të ndërmarrë edhe aksione të tjera humanitare.

Show More

Related Articles

Back to top button