LajmeMaqedoni

Riorganizimi, shumë drejtorë shkojnë në shtëpi

Riorganizimi i administratës publike do t’i dërgojë në shtëpi shumë drejtorë ndërsa një pjesë të madhe të anëtarë të këshillave drejtues të drejtorive dhe agjencive, do t’i bëje administratorë të thjeshtë. Alsat mëson se nga analiza e realizuar për këtë qëllim, asnjë ministri nuk ka rezultuar e panevojshme ndërsa shumë drejtori dhe agjenci do të transferohen në ministri përkatëse.

Për shembull, Rrjeti i Kërkimeve Akademike MARNET do të shuhet dhe do të bëhet sektor i veçantë nën Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Aktualisht, ky institucion ka drejtorë, këshill drejtues dhe të punësuar.

Edhe Këshilli Inspektues do të shuhet. Aktualisht, ky institucion ka kryetar, sekretar të përgjithshëm dhe 10 udhëheqës të sektorëve të ndryshme, të gjithë këta, nga viti 2024 parashihet të jenë administratorë në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë.

Drejtoria e Librit Amë aktualisht është nën Ministrinë e Drejtësisë, ekspertët kanë rekomanduar që e njëjta të shkrihet në Agjencinë për Digjitalizim. Edhe udhëheqësit e këtij institucioni do të ngelen pa postet e tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button