LajmeMaqedoni

Risi në punën e ministrit Aliu: Gjuha e shenjave është e barabartë me të gjitha gjuhët e tjera

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e Shoqatës për Promovim dhe Zhvillim të Shoqërisë Inkluzive “Inkluziva”.

Në takim, ministri vuri në pah se po ndërton modelin evropian të komunikimit dhe në këtë kontekst mbetet i përkushtuar mbi angazhimin që personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në të gjitha proceset legjislative, si dhe të ngritet ndërgjegjësimi për të drejtat dhe nevojat e këtyre personave.

,,Në mënyrë sistematike përpiqemi dhe punojmë në vendosjen e kornizës profesionale që përdor gjuhën e shenjave dhe posedon licensë për interpretim të shenjave në të gjitha sferat e shoqërisë. Në paraqitjet e mia publike, të cilat janë të karakterit informues, do të kemi një interpret ne kohë reale me gjuhën e shenjave, duke e vendosur si praktikë dhe si standard për të gjitha takimet tona publike. Web-faqja e MSHIA-së është e përkthyer edhe në gjuhën e shenjave. Ne e kemi shumë të rëndësishme të drejtën për informim dhe aksesin në shërbime, pa përjashtuar askënd” – deklaroi ministri Aliu.

Show More

Related Articles

Back to top button