LajmeMaqedoni

RMV, katër mesatare, një pagë e kryeministrit

Paga e kryeministrit Dimitar Kovaçevski është katër herë më e lartë se paga mesatare në Maqedoni. Në gjashtë muajt e fundit atij në llogari i kanë hyrë rreth 2.600 euro. Qytetarët e Maqedonisë, nga ana tjetër, qytetarët me pagë mesatare, marrin rreth 600 euro në muaj, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk.

Diferenca mes pagës mesatare dhe pagës së kryeministrit në Maqedoni është shumë më e madhe se në Serbinë fqinje. Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka një pagë rreth 1300 euro, ndërsa paga mesatare në Serbi është rreth 720 euro, që do të thotë se paga e kryeministres është rreth 1.8 herë më e lartë.

Në Mal të Zi diferenca është 2.3 herë. Kryeministri teknik Dritan Abazoviq ka marrë pagë neto prej 1906 euro në mars të këtij viti, ndërsa paga mesatare është 799 euro.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka pagë rreth 3200 euro, ndërsa mesatarja në vendin e tij është rreth 1100, që do të thotë se Plenkoviç ka trefishin e pagës mesatare.

Por ka vende në rajon ku dallimi është edhe më i madh se ai në Maqedoni. Zyrtarët shqiptarë, në këtë kuptim, mbajnë rekord.

Show More

Related Articles

Back to top button