LajmeMaqedoni

RMV, pagat e mësimdhënësve nga ky muaj do të rriten për 15 përqind

Pagat e mësimdhënësve  dhe punonjësve të  tjerë në shkollat ​​fillore dhe të mesme vazhdojnë të rriten. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kryetari i Sindikatit  të Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov, nënshkruan  marrëveshje  e cila  parasheh rritjen e pagave  të punonjësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme me 15%, duke filluar nga muaji vijues shtator, transmeton Portalb.mk.

“Jam i nderuar që pikërisht gjatë mandatit tim si ministër i Arsimit dhe Shkencës në vitin 2022 dhe 2023, praktikisht në një periudhë vetëm njëvjeçare, pagat e mësimdhënësve janë rritur trefish, pra kumulativisht mbi 35%. Ky është vetëm  konfirmim se realisht synojmë t’jua  kthejmë mësimdhënësve  dinjitetin  të cilin e meritojnë në shoqëri, sepse ata janë hallka më e rëndësishme e procesit edukativo- arsimor nga e cila varet cilësia e gjeneratave që po krijohen dhe pa të cilët asnjë reformë nuk mund të ketë sukses”, theksoi  Shaqiri.

Kryetari i SASHK-ut,  Jakim Nedellkov theksoi se vetëm me mësimdhënës të motivuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin. Ai gjithashtu u shpreh se si Sindikatë do të vazhdojnë të angazhohen  për përmirësimin e të drejtave dhe mundësive të punonjësve arsimor  edhe në të ardhmen ndërsa gjithashtu  pret që së shpejti të arrihet pëlqim  për ndryshimet në marrëveshjen kolektive me të cilën edhe më shumë do të stimulohet puna e mësimdhënësve që drejtpërdrejt t’i përcjellin njohurit tek nxënësit.

“Gjitashtu, përveç rritjes së pagave, në ndërkohë vazhdojnë edhe trajnimet e vazhdueshëm të mësimdhënësve, si qëlllim i vetëm për të përforcuar vazhdimisht përgjegjësitë e  tyre profesionale, duke Ju hapur mundësi për zhvillim në karrierë në titullin  mentor dhe këshilltar. Gjatë periudhës  3 vjeçare,  në titullin mentor,  janë avancuar 250 mësimdhënës të shkollave fillore të cilët janë bartës të ndryshimeve që po ndodhin për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie”, njoftoi MASh.

Show More

Related Articles

Back to top button