LajmeSport

 Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i sezonit te Man Utd

Cristiano Ronaldo është kurorëzuar si Sir Matt Busby Lojtari i Vitit i Manchester United në sezonin e tij të parë në klub pas rikthimit.

Në periudhën e tij të parë te United, Ronaldo fitoi këtë çmim në tre sezone – 2003/04, 2006/07 dhe 2007/08, transmeton Gazeta Express.

Pas një rikthimi mbresëlënës në Old Trafford, tifozët kanë votuar që ikona portugeze të marrë trofeun, i prezantuar tani nga adidasfootball, për herë të katërt rekord.

David De Gea është i vetmi Red tjetër që e ka fituar katër herë këtë trofe

Numri 7 i “Djajve të Kuq” ka shijuar një sezon të mirë në aspektin individual, duke regjistruar 24 gola në të gjitha kompeticionet. /Gazeta Express/

Show More

Related Articles

Back to top button