GostivarLajme

Rrahje mes nxënësve në një shkollë të mesme në Gostivar

Dje (04-tetor) rreth orës 14:30, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar personin M.I.(39) nga Çegrani i Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka ofenduar gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në oborrin e një shkolle të mesme të Gostivarit.

Pak më vonë, në orën 16:00, M.I. në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 14:00 djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht para shkollës së mesme ku ka mësuar nga një nxënës tjetër nga Dobërdolli i Gostivarit.

Ndërsa nxënësi i raportuar S.R.(18), në orën 18:30 ka raportuar se rreth orës 13:30 është sulmuar fizikisht nga një person. Sipas njoftimit, sulmuesi ka përdorur një mjet të fortë dhe e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Show More

Related Articles

Back to top button