LajmeMaqedoni

Rreth 180 mijë armë në shtet, 4 qershori afati i fundi për riregjistrim

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në një intervistë ekskluzive për Alsat ka deklaruar në vend ka rreth 180 mijë armë zyrtarisht të regjistruara, ndërsa më 4 qershor përfundon afati për ndryshimin e leje për përdorimin e armëve të zjarrit. Sipas tij, gjatë vitit 2022 dhe 2023 është evidentuar ulje e interesimit mbi lejet për armë zjarri.

Sa është numri i qytetarëve të cilët posedojnë leje për përdorimin e armëve të zjarrit?

Spasovski: “Sipas të dhënave të cilat i posedojmë dhe bazuar në projektin në të cilin punojmë OSBE-në për krijimin e një baze digjitale nga hyrja e armës në shtet deri tek shfrytëzuesi, kemi rreth 180 mijë në shtet. Nuk mund të flasim me të dhëna absolute për personat që posedojnë sepse për një leje mund të jepen 10 miratime për të porositur armë dhe në bazë vjetore nuk punohet vetëm me leje të reja, por edhe me leja të cilat skadojnë. Me rëndësi është që numrat që i referohen armëve të porositura bien çdo vit. Në vitin 2021 kemi dhënë 3.365 pëlqime, në vitin 2022 kemi dhënë 2.480 pëlqime dhe në vitin 2023 deri tani 1.697 pëlqime. Ajo që është me rëndësi për neve si qytetarë dhe për ata që posedojnë armë është se 4 qershori 2023 është afati fundit për ndryshimin e lejeve të vjetra për përdorimin e armës së zjarrit me lejet e reja. Apeloj që qytetarët ta bëjnë këtë në përputhje me afatet ligjore. Pas këtij afati do të ndërmerren masa rigoroze për ata që nuk respektojnë atë afat”.

Sa kallëzime penale ka sjell MPB-ja mbi dyshimet për përdorimin e paligjshëm të armeve të zjarrit nga viti janari i vitit 2022 deri në prill të vitit 2023?

Spasovski: “Ne pandërprerë punojnë në zbulimin e veprimtarive të kundërligjshme që i referohen përdorimit, përpunimit dhe tregtisë me armë zjarri. Kemi evidentuar rritje të aktiviteteve zbuluese për 12,4 për qind, ndërsa për zbulimin e kryerësve të veprave penale, aktiviteti zbulues është rritur për 8, për qind. Pra për vitin 2022 janë zbuluar 199 vepra penale, nga të cilat evidentuar 210 kryerës të veprave penale. janë konfiskuar rreth armë zjarri. Në vitin 2023 deri tani janë zbuluar 49 vepra penale nga 53 kryerës dhe janë konfiskuar 28 armë zjarri. Numri më i madh i tyre është nga Tetova dhe Shkupi. Ky është njëri nga aktivitetet kryesore. Kishim dy bastisje para ca ditësh një në Manastir dhe një në Gjevgjeli”.

Pas situatës në Serbi, a po planifikon MPB-ja një fushatë për kthimin e armëve të zjarrit?

Spasovski: “Në vazhdimësi duhet të punohet mbi kontrollet për përdorimin e armëve. Neve planifikojmë përforcimin e kontrolleve mbi posedimin dhe mbajtjen e armëve por nëse duhet edhe të përpilojmë akt nënligjor mbi bazën e të cilit do të definohen këto veprimtari. E theksova se 4 qershori është afati i fundit deri kur duhet bëhet ri regjistrimi i armëve. Derisa ajo nuk bëhet, do të ketë aksione të zgjeruara. Në rastet si këto kur mund të ketë keqpërdorim të armës, gjithsesi se do të ndërmarrim çdo aksion ose aktivitet me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët dhe sigurinë e stabilitetit në nivel shteti”.

Show More

Related Articles

Back to top button