LajmeRajon

Rriten pagat për zjarrëfikësit me 40%/ Rama zbardh detajet, ata me grada më të larta përfitojnë shtesë

Për 1181 punonjës të shërbimit zjarrfikës do të ketë rritje page me 40% deri në vitin 2024.

Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se kësaj rritje do t’i bashkangjitet edhe një tjetër rritje me 7% sipas gradës.

Ai shtoi se një politikë e tillë e ndjekur është një motivim real për shumë të rinj që duan t’i bashkohen shërbimit zjarrfikës.

“Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës Një vlerësim i merituar për heronjtë, dhe një motivim real për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik”, shkruan Rama.

Show More

Related Articles

Back to top button