LajmeMaqedoni

RRITEN SËRISH PAGAT E MËSIMDHËNËSVE/ GRUBI: VLERËSOJMË MUNDIN NË EDUKIMIN E BREZAVE TË ARDHSHËM

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në rrjetet sociale ka njoftuar sipas marrëveshjes së Qeverisë me SASHK, paga e mësimdhënsëve prej këtij muaji do të rritet edhe për 1000 denarë.

“Pas rritjes prej 4000 denarë në shtator të vitit të kaluar, konform marrëveshjes së nënshkruar me SASHK të gjithë mësimdhënësit do të kenë pagë më të lartë për 1000 denarë të reja duke filluar nga ky muaj. Vlerësojmë mundin dhe veprimtarinë e atyre që kujdesen për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, të atyre që vendosin themelet e ardhmërisë sonë të shëndoshë!”, ka shkruar Grubi.

Show More

Related Articles

Back to top button