LajmeMaqedoni

Rritet numri i martesave, por edhe i divorceve në vendin tonë

Numri i martesave në vendin tonë shënon rritje, por rritje ka edhe te numri i divorceve.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS), numri i martesave në vitin 2021 është rritur për 29,8 për qind, krahasuar me një vit më parë, dhe ka arritur në 13.337 martesa.

Më së shumti martesa, 1981 ose 14,9 për qind, janë lidhur në muajin gusht, dhe më së paku në muajin prill, 667 ose 5,1 për qind.

Më e shpeshta është martesa e parë me pjesëmarrje prej 94.0 për qind për femrat dhe 93.3 për qind për meshkujt. Sipas të dhënave statistikore, 6.2 për qind e numrit të përgjithshëm të martesave kanë lidhur martesë të dytë, dhe 0.6 për qind  martesë të tretë.

Numri më i madh i martesave është lidhur në grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, përkatësisht 4.392 ose 32,9 për qind te gratë dhe 4.959 martesa ose 37,2 për qind te burrat.

Show More

Related Articles

Back to top button