LajmeMaqedoni

Rritja e pagave, administrata e Prokurorisë Publike nis grevën

Administrata e Prokurorisë Publike nis grevën me kërkesën për rritjen e pagave për 78 për qind dhe kthimin e shtesës në pagë prej 35 për qind. Siç njoftoi Sindikata greva përfshin 28 prokurori në të gjithë vendin ndërsa do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave. Kreu i SPOGJ-it theksoi se gjatë grevës do të kryhen vetëm shërbime urgjente, përkatësisht në pajtim me ligjin grevistët do t’i punojnë lëndët që kanë të bëjnë me paraburgimet, bastisjet dhe ankesat që nuk mund të anulohen.

Të punësuarit në Prokurorinë Publike nga sot hyn në grevë. Kërkesat tona janë: Rritje të pagave për 78% dhe kthim të shtesave për rrogat për 35%. Gjatë grevës, të punësuarit nuk do të punojnë dhe nuk do të jenë në vendet e tyre të punës. Për fillimin e grevës është paralajmëruar Ministri i Drejtësisë, i cili nuk gjeti kohë të na pranoj dhe të dëgjojë kërkesat tona. Jemi të gatshëm t’ju bëjmë ballë të gjithave presioneve deri sa të plotësohen kërkesat tona”, tha Tërpe Deanoski, kryetar i SPOGJ. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button