BotaLajme

Rritje e madhe e çmimeve të grurit dhe misrit pas daljës së Rusisë nga marrëveshja e grurit

Çmimet e grurit kanë hipur globalisht pasi që Rusia ka dalë nga marrëveshja e grurit dhe ka kërcënuar se do ti sulmojë anijet ukrainase që kalojnë në Detin e Zi, transmeton Gazeta Metro.

Moska ka lajmëruar të hënën daljen nga marrëveshja që ishte ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Turqia e cila siguronte tregtinë e grurit në Detin e Zi.

Në tre netët e fundit, Rusia ka sulmuar rezervat e grurit në qytetin jugorë të Odesës por edhe në vendet tjera. Moska ka kërcënuar se nga e enjtja ajo do të sulmojë anijet ukrainase që transportojnë grurë, raporton BBC.

Çmimet e grurit në bursën evropiane kanë hipur për 8.2% nga dita e mërkurë krahasuar me një ditë më parë. Gjithashtu edhe çmimi i misrit ka hipur për rreth 5.4%.

Gruri amerikan gjithashtu është shtrenjtuar duke hipur për 8.5% e cila është rritja më e madhe ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Show More

Related Articles

Back to top button