LajmeMaqedoni

Rruga Prizren-Tetovë: Kosova pritet ta miratojë draft-marrëveshjen e dërguar nga Maqedonia

Marrëveshja për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, do të nënshkruhet së shpejti. Kështu premtuan nga Qeveria e Kosovës.

Në një deklaratë për mediat zëvendësministri i Infrastrukturës i Republikës së Kosovës, Hysen Durmishi, tha se po presin të bëhet finalizimi i tekstit të draft marrëveshjes dhe e njejta më së voni të premten do të dorëzohet në RMV, pastaj shtoi se mbetet vetëm caktimi i datës së nënshkrimit të marrëveshjes nga të dyja vendet.

“Drafti i Marrëveshjes është bërë. Po presim disa komente nga Ministria e Jashtme e Kosovës, të cilat nuk janë përmbajtësore, por teknike, në mënyrë që të finalizohet teksti. Sot ose më së voni nesër (e premte), ajo do të dërgohet në Maqedoninë e Veriut dhe mbetet që shumë shpejtë të caktohet vetëm data e nënshkrimit të Marrëveshjes nga të dyja palët”, theksoi zëvendësministri i Infrastrukturës i Kosovës, Hysen Durmishi

Përfaqësuesit qeveritarë kanë folur për afatet se kur do të nënshkruhet e njëjta marrëveshje. Zëvendësministri i Transportit Bekim Rexhepi, u shpreh se detajet janë të harmonizuara dhe në muajt në vazhdim ajo do të nënshkruhet.

“Presim nga ato përgjgigje, besoj muajt në vazhdim do të kemi një kontratë të nënshkruar ndërmjet dy palëve, sepse bëhet fjalë për një kontratë e cila detajet veçmë i ka të harmonizuara dhe besoj së shpejti do të nënshkruhet”, theksoi zëvendësministei i transportit, Bekim Rexhepi.

Kurse drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi poashtu dje tha se pret që marrëveshja që planifikon ndërtimin e tunelit të përbashkët me shtetin e Kosovës, të nënshkruhet deri në fund të shtatorit.

Ne si NP ‘Rrugët shtetërore’ e kemi porositur dhe e kemi bërë studimin e fizibilitetit dhe në bazë të këtij studimi është zgjedhur edhe traseja që duhet të ndërtohet në mes Tetovës dhe Prizrenit. Gjithashtu, Ministria e Transportit është në komunikim permanent me Ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, veçmë verzionin e parë për marrëveshje është dorëzuar në RKS, presim vërejtjet nga ana e tyre, të shqyrtojmë edhe njëherë dhe besoj se nga fundi i shtatorit do të kemi edhe marrëveshjen”, deklaroi Ejup Rrustemi, nga ndërmarrja “Rrugët shtetërore”.

Ndërtimi i kësaj rruge, ka kohë që është premtuar.

Me finalizimin e këtij aksi, rruga Tetovë-Prizren, nga rreth 3 orë sa është aktualisht, do të mund të kalohet vetëm për 30 minuta.

Show More

Related Articles

Back to top button