BotaLajme

Rusët po ikin nga mobilizimi: Kolona të gjata deri në 35 kilometra në kufi me Finlandën

Trafiku në hyrje të kufirit lindor të Finlandës me Rusinë është rritur gjatë natës, tha Roja Kufitare finlandeze të enjten, teksa shtoi se situata është nën kontroll, shkruan Reuters, përcjell Botapress.info

Finlanda po përcjell nga afër situatën në shtetin fqinj pasi që presidenti Vladimir Putin njftoi për një mobilizim të pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë, tha Ministri i Mbrojtjes, Antti Kaikkonen.

“Numri qartësisht është rritur”, tha për Reuters drejtori i punëve ndërkombëtare në Gardën Kufitare Finalndeze, Matti Pitkaniitty, duke shtuar se situata ëshë nën kontroll.

Zyrtari kufitar finlandez tha se 4.824 rusë u futën në Finlandë përmes kufirit lindor të mërkurën, dukshëm më shumë se 3.133 një javë më parë.

Show More

Related Articles

Back to top button