BotaLajme

Rusia bombardon varkat e shpëtimit në Kherson

Kievi pretendon çlirimin e tre fshatrave në juglindje duke shënuar kështu fitoren e parë

Forcat ruse bombarduan tre varka të vogla që dërgonin banorët e moshuar nga zonat e përmbytura drejt atyre të sigurta në Ukrainën jugore.

Tre persona humbën jetën dhe 23 u plagosën. Guvernatori i emëruar nga Ukraina i rajonit Kherson, Oleksander Prokudin tha se forcat ruse po përpiqeshin qëllimisht të pengonin përpjekjet e shpëtimit. “Ata e kanë hedhur qëllimisht në erë digën duke përmbytur qytete dhe fshatra. Edhe kafshët kanë më shumë moral se shteti rus,” u shpreh Zelensky i cili dënoi incidentin.

Ndërkaq në fushën e betejës, Ukraina pretendon se ka çliruar tre fshatra në juglindje të vendit duke shënuar kështu fitoret e para të kundërofensivës së saj. Pamjet në mediat sociale treguan trupat ukrainase duke festuar në vendbanimet Blahodatne dhe Neskuchne në rajonin e Donetsk. Ndërsa kapja e tre fshatrave shënon përparimet më të mëdha të ditëve të fundit, vendbanimet janë relativisht të vogla. 

Ndërkaq Kievi ngriti të tjera akuza ndaj Rusisë për shpërthimin e një tjetër dige në rajonin e Zaporizhzhia pranë fshatit Novodarivka, pas shkatërrimit të digës Kakhovka. Autoritetet ukrainase kanë akuzuar Rusinë se po hedh qëllimisht digat në erë për të ndaluar përparimin e Ukrainës drejt zonave të pushtuara.

Më në lindje, trupat ukrainase thuhet se kanë avancuar pranë qytetit të rrënuar të Bakhmut. Juglindja shihet si një prioritet për forcat e Kievit që mund të synojnë të shkëputin urën tokësore të Rusisë në gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe të pengojnë përparimin rus.

Show More

Related Articles

Back to top button