BotaLajme

Rusia lë pa gaz Finlandën! – Helsinki refuzon të paguajë në rubla

Rusia mund të ndërpresë furnizimin me gaz për Finlandën brenda kësaj jave. Lajmi u konfirmua nga kompania shtetërore për furnizimin me energji “Gasum”. Vendimi i Moskës vjen si pasojë e synimit të Helsinkit për anëtarësimin në NATO por dhe për shkak të refuzimit që të paguajë në rubla për gazin rus

Në një deklaratë për media kompania Gasum sqaroi se nuk kishte marrë asnjë informacion për këtë çështje nga Gazprom, por gjithsesi po përgatitet të përballet me një skenar në të cilin Moska ndërpret furnizimin me gaz të premten ose të shtunën

Nga ana tjetër Gazprom nuk ka pranuar të komentojë çështjen.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfaks, eksportet e gazit rus në Finlandë llogariten rreth 3.2 milion metra kub në ditë nga 1 janari i këtij viti deri në 16 mars.

Presidenti i Finlandës dhe kryeministrja Sana Marin konfirmuan aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO pa asnjë shtyrje në kohë. Presidenti rus Vladimir Putin kërkon që vendet të cilat ai i konsideron jo miqësore, të paguajnë në rubla për gazin, në të kundërt furnizimi do të ndërpritet. Aktualisht Moska ka ndërprerë furnizimin për Bullgarinë dhe Poloninë pasi vendet refuzuan të paguajnë në valutën ruse.

Komisioni europian ka bërë të qartë se vendet nuk duhet të paguajnë në rubla duke theksuar se kërkesa ruse është në shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë

Gasum e ka bërë të qartë më herët se nuk pranon të paguajë në rubla duke paralajmëruar dhe për rrezikun e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga ana e Rusisë

Komiteti për emergjencat në Finlandë u shpreh se cdo gjë është gati për t’u përballur me një situatë të tillë. Finlanda importon pjesën më të madhe të gazit nga Rusia por gazi përbën vetëm 5% të konsumit vjetor të energjisë për vendin.

Show More

Related Articles

Back to top button