BotaLajme

Rusia sulmon sërish portin në Odesa, një person i lënduar

Infrastruktura e portit ukrainas është dëmtuar nga një sulm i ri me dronë mëngjesin e sotëm, ndërkohë Rusia shprehet se ka rrëzuar dronë afër Moskës dhe dy rajoneve të tjera.

Një depo e grurit dhe ndërtesa administrative u dëmtuan në sulmin e sotëm në Izmail, port në Danub në jugperëndim të Odesës, tha Oleh Kiper guvernator i këtij rajoni. Një person është lënduar gjatë sulmit. Sipas Kiper, ky ishte sulmi i katërt në këtë port në pesë ditët e fundit.

Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së eksportit të drithërave të Ukrainës në mes të bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes së drithërave, që do të lejonte eksportet e sigurta të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Show More

Related Articles

Back to top button