LajmeRajon

Samiti i 6 dhjetorit/ Nga sot nis “shtetrrethimi”, ja AKSET që do të bllokohen

Prej ditës së sotme do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë që do merren për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato u shpreh se që sot në orën 14:00 do të ndalohet kalimi për këmbësorët dhe për makinat rreth stadiumit ‘Air Albania’, zona ku do të zhvillohet samiti.

Kjo zonë do të merret në mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Më tej ai tha dje se bllokimi do të nisë për punime në akset kryesore Rinasit-Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’ deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Po në këto akse do të ketë edhe bllokime me intervale kohore gjatë gjithë ditës për të bërë të mundur kalimin e liderëve europianë që do të mbërrijnë në Tiranë.

Nesër bllokimi i akseve do të bëhet që në orën 07:30 të mëngjesit deri në përfundim të aktivitetit. Në këto rrugë nuk do të lejohet askush të lëviz me makina pas kësaj ore. Do të bllokohen akset e mëposhtme, si edhe rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me atë ‘Papa Gjon Pali II’, Rinas Qafë- Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, sheshi ‘Shqiponja’, unaza e Astirit, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotulimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’, rruga e Elbasanit deri në urën e ‘Elbasanit’ dhe kalimi për në drejtim të aktivitetit, rrugët që lidhin rrugën e Elbasanit me atë ‘Papa Gjon Pali II.

Perimetri i Sigurisë 
-Bulevardi “Dëshorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami”
-Rruga “Faik Konica”.
-Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
-Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Show More

Related Articles

Back to top button