Rajon

Samiti i Brdo-Brijunit përfundon me thirrjen për heqjen e vizave për Kosovën – 6 konkluzionet për të cilat ranë dakord të gjithë presidentët

Në Slloveni është mbajtur sot samiti i 11-të i Brdo-Brijunit, ku u diskutua për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i Sllovenisë i cili ishte edhe nikoqir i këtij samiti, Borut Pahor i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën e gjithashtu t’ia japë statusin e shtetit kandidat Bosnjë-Hercegovinës.

Pahor deklaroi pas takimit të samitit Brdo-Brijuni tha se të gjithë të pranishmit ranë dakord për 6 konkluzione.

“1.Ritheksojmë rëndësinë e zgjerimit të BE-së si kontributi më i drejtpërdrejtë për ruajtën e paqes dhe stabilitetin në rajon, zgjerimi është më shumë se gjeopolitikë, 2. Ne bëjmë thirrje për një proces më të shpejtë të integrimit në BE, në përputhje me kushtet e njohura për anëtarësim, 3. Ne bëjmë thirrje për dhënien e statusit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinë deri në fund të vitit 2022, 4. Ne bëjmë thirrje për heqjen e regjimit të vizave për të gjithë Ballkanin Perëndimor deri në fund të vitit 2022, 5. I bëjmë thirrje BE-së të qëndrojë në krah të Ballkanit Perëndimor në zbutjen e pasojave të krizës ekomomike dhe energjetike, dhe 6. Ne afirmojmë përkushtimin tonë për dialogun si e vetmja mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe çështjet e hapura në rajon.”, ka shkruar Pahor në Twitter.

Show More

Related Articles

Back to top button