LajmeMaqedoni

“S’bëhemi pjesë e Qeverisë para zgjedhjeve”, Kasami i bindur për fitore pas zgjedhjeve

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se si parti nuk do të bëhen pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Kasami është i bindur se pas zgjedhjeve do të jenë fitues, me çka do të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Lëvizja Besa ka thënë qartë edhe zëshëm se do të jetë vetëm pjesë e një Qeverie e cila do të dalë nga zgjedhjet ku ne me kombinatorikat e një koalicioni të zgjeruar opozitar vlerësojmë se do të dalim fitues. Lëvizja Besa nuk do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi për të qenë pjesë e Qeverisë para zgjedhjeve”, tha Kasami

Po ashtu Bilall Kasami sot deklaroi, se nëse Qeveria bën inat me Lëvizjes Besa dhe nuk e fut në procedurë zëvendësimin e 20%, atëherë ne vlerësojmë se nuk e kemi obligim të përkrahim propozimin e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese,  i cili bëri thirrje që Qeveria të dërgojë në Kuvend dhe propozimin e partisë së tij dhe të Grupit të Zjarrit që pjesë e ndryshimeve kushtetuese të bëhet edhe heqja e “20%-shit”, që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë. Kasami tha nëse kjo nuk bëhet, nuk e ndjejnë si obligim që të përkrahin ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

“Duke pasur parasysh faktin që edhe për ndryshimet kushtetuese, Qeveria nuk ka garanci që i ka siguruar 80 mandate, që të dorëzojë propozimin në Kuvend, ne kërkojmë po të njëjtën qasje të kësaj Qeverie edhe për 20 përqindëshin. Qeveria të dërgojë edhe propozimin tonë dhe të disa deputetëve të tjerë, në këtë rast edhe të Grupit të Zjarrit në Parlament dhe këtu ne si Lëvizje Besa garantojmë se do të përkrahim ndryshimet kushtetuese”, tha Kasami./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button