Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholz, i ka kërkuar Serbisë që ta zbatojë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, që njihet edhe si Marrëveshja e Ohrit. Gjatë një telefonate të zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas njoftimit të Berlinit, Sholz ka theksuar rëndësinë e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, Vuçiq përmes një postimi në Instagram, tha se me Scholz ka biseduar për situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Udhëheqësi serb tha se ka informuar kancelarin gjerman “në detaje për gjendjen pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë”, por edhe për “shmangien e vazhdueshme të Prishtinës nga përmbushja e detyrimeve të saj të pranuara dhe nënshkruara, veçmas në lidhje me formimin e Asociacionit”. Vuçiq, gjatë bisedës me Scholz po ashtu i ka kërkuar Gjermanisë mbështetje në rrugën e integrimit evropian. /Alsat.mk
Read Next
20 hours ago
Çerdhe falas për fëmijët e prindërve vetushqyes që jetojnë në territorin e komunës së Gostivarit
2 days ago
ESHR: Parregullsi, në Klinikën e Onkologjisë, vetëm 24% e pacientëve me kancer marrin terapi biologjike
2 days ago
Bislimi takon ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu – kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
2 days ago
Drejtoresha e spitalit “Kozle”: Në rastin me foshnjën 14-muajshe nuk është konstatuar asnjë lëshim mjekësor
2 days ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
2 days ago
Pesë persona të vrarë në një shtëpi në afërsi të Seattle, mes tyre tre fëmijë – i dyshuari është një i mitur
2 days ago
Shporta minimale për muajin tetor arrinë në 995 euro për një familje katër anëtarëshe
2 days ago
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
2 days ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
2 days ago