BotaLajme

Sekretari i Jashtëm britanik do të vizitojë Kinën

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, do të vizitojë Kinën të mërkurën, njoftoi të martën Ministria e Jashtme kineze, raporton Anadolu.

Me ftesë të ministrit të Jashtëm Wang Yi, “James Cleverly, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar, do të bëjë një vizitë zyrtare në Kinë më 30 gusht”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Cleverly do të jetë sekretari i parë i jashtëm britanik që viziton Kinën në pesë vjet.

Show More

Related Articles

Back to top button