LajmeMaqedoni

Sekretari i përgjithshëm i BFI, H. Irsal Jakupi merr pjesë në Forumin botëror të vëllazërisë së Turkistanit Lindor

Në Stamboll të Republikës së Turqisë nga data 22 deri më 25 shtator mbahet Forumi botëror i vëllazërisë së Turkistanit Lindor; “Këshilli i Unitetit Kombëtarë të Turkistanit Lindor. Organizatorët e këtij Forumi me ftesë kanë nderuar edhe Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë Forum si përfaqësues i BFI-së, në emër të Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai merr pjesë, sekretari i përgjithshëm i BFI-së, H. Irsal Ef. Jakupi.

Në fjalën e tij përshëndetëse, H. Irsal Ef. Jakupi në emër të BFI-së dhe Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi organizatorët për ftesën dhe vlerësoi këtë Forum duke shtuar se organizimet e këtilla janë të nevojshme dhe shërbejnë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe organizatave të ndryshme.

Show More

Related Articles

Back to top button