GostivarLajmePolitica

Sela: Zhbllokimi i rrugës evropiane përmes qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme

Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme pa vonesa kërkon Ziadin Sela nga Fronti Europian. Ai bëri ftesë faktorit politik shqiptarë të unifikohet dhe të koordinohen që të hapet rruga evropiane e vendit. Këtë, Sela e tha në emisionin “Politica’ në televizionin Globi, nga ku theksoi se këto kërkesa lindin, sipas tij, si pasojë e fuqisë të madhe që ka patia maqedonase në pushtet kundrejtë asaj në opozitë.

“Ke një parti maqedonase shumë e fortë në raport me partinë tjetër politike maqedonase, zgjidhja është një vetëm një – faktori politik shqiptar të unifikohet. Kjo s’është një ide e re që unë e them sot. Ideja e përbashkët e partive politike shqiptare, është kauza e ASH-së që në zgjedhjet e vitit 2017-të. Këto janë ato momente kur duhet të thirret dhe të koordinohet faktori politik shqiptarë nëqoftëse me të vërtetë pretendojmë se kujdesemi për ardhmërinë e fëmijëve të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, ardhmërinë e të gjithë fëmijëve në fund të fundit. Ne nuk mund të jemi kundër dikujt, por kemi të drejtën nga Zoti të ruajm veten tonën, prespektivën tonë në këtë vend. Prandaj them se kjo mund të çojë në zgjedhje të parakohshme patjetër menjëherë sepse nuk guxojmë të krijojmë vonesa, por duhet të çojë në një qeveri teknike që do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, por e cila patjetër do të ketë ndryshimet kushtetuese dhe hapjen e rrugës evropiane”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Sela tha se nuk ka dilema që VMRO-DPMNE do ti bëjë ndryshimet kushtetuese, por kërkon kohë deri në zgjedhjet lokale. Afati, sipas tij, është menjëherë pas zgjedhjeve lokale, ndërsa me vonesat, kreu i ASH-së beson, se Mickoski i bën që të arrijë t’i fitojë edhe zgjedhjet lokale.

“Sa herë që VMRO-ja është dashur që të marrë vendime të dhimbshme, ato kanë provokuar zgjedhje. Nëse ju kujtohet në kohën e Nikolla Gruevskit çdo dy vite kishim zgjedhje. Nëse pas zgjedhjeve lokale është afatit i fundit kur VMRO-ja duhet ti bëjë ndryshimet kushtetuese, atëher VMRO-DPMNE do të kishte shkuar bashkë me zgjedhjet lokale edhe me ato parlamentare në mënyrë që pasoja politike në përkrahjen e votuesve kur VMRO-ja ti bëjë ndryshimet kushtetuese, të jetë vonë. Më e logjishme duket që ti ketë katër vite pastaj në dispozicion për ti menaxhuar pakënaqësit që do krijohen se sa dy vite për të menaxhuar pakënaqësitë që krijohen”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Sela tha se vazhdon të qendrojë pas fjalës së dhënë dhe mbetet pjesë e koalicionit “Fronti Europian”, ndërsa ritheksoi edhe një herë se së shpejti do jenë në terren për të takuar qytetarët për të marrë mesazh nga ata mbi çështjet etnike në vend, të cilat sipas tij dita – ditës po përkeqësohen.

Show More

Related Articles

Back to top button