LajmeRajon

Selimi publikon fotografi të barrikadave në Kroaci: Tragjike sa pak ka mësuar Beogradi

Shefi i Fondacionit të Sfidave të Mileniumit (MCC), ka publikuar një fotografi nga barrikadat e vendosura nga serbët në Kroaci në vitet e 90’ta.

Ai shkroi se pas barrikadave menjëherë pasuan luftërat në ish-Jugosllavi dhe se Serbia nuk ka mësuar asgjë nga e kaluara.

“Fotoja e vjetër është e vitit 1990 kur militantët serbë vendosën barrikada në të gjithë Kroacinë për të bllokuar rrugët dhe policinë. Luftërat në ish-Jugosllavi filluan menjëherë pas kësaj. Fotografia e dytë është nga kjo javë, militantët serbë që bllokojnë rrugët në Kosovë. Është tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet”, ka shkruar ai në Twitter.

Barrikadat në komunat veriore të Kosovës janë vendosur që nga 10 dhjetori, ndërsa sot janë vendosur edhe dy të tjera, madje një nga to në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut./arbresh.info

Show More

Related Articles

Back to top button