Senati amerikan nuk e ka miratuar emërimin e Dejvid Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Shqipëri. Senati i ka kërkuar presidentit të ShBA-së, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. David Kostelancik është emëruar si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranën zyrtare nga presidenti Biden më 24 Janar 2023, por Senati nuk e ka miratuar këtë kandidaturë. Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, gjeneralit Mark Milley. Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e ShBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.
Read Next
22 hours ago
Produktet nga shporta e Vitit të Ri janë liruar për 10 për qind
22 hours ago
Ta ngremë zërin kundër shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni
22 hours ago
Tekniku Italian gati të zëvëndësojë Fonsekën në pankinën e Milanit
22 hours ago
“Ish krerët e UÇK po mbahen peng në Hagë”/ Rama nga Prishtina: Procesi është i parregullt
22 hours ago
Taravari pas ankesave të mjekëve në “Kozle”: Nuk na duhet emocione, do të vendosim në bazë pragmatike
23 hours ago
Nga 1 janari në Maqedoni rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve
23 hours ago
VLEN: Ndaluam Ligjin për arsimin të mesëm, jemi garancë për interesat e shqiptarëve
23 hours ago
Kurti: Ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë, për të kaluar pengesat për anëtarësim në NATO
23 hours ago
Zelensky ndalon transitin e gazit rus përmes Ukrainës
23 hours ago