LajmeRajon

Serbët lokalë mblidhen në Rudarë, bllokojnë rrugën

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit si dhe në Leposaviq.

Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, të cilat i raporton REL, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.

Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokal.

Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.

Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë.

Show More

Related Articles

Back to top button