LajmeRajon

Serbia përfshihet nga moti i keq, 20 persona të plagosur, trashësia e borës arrin në 15 cm

Reshjet e dendura të borës kanë përfshirë Serbinë qendrore dhe veriore që prej ditës së djeshme, të hënën në mbrëmje.

Bora bie pa pushim prej 14 orësh duke shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa qasja në vendbanimet e vendosura në lartësi të madhe është e pamundur. Probleme me energjinë elektrike ka edhe në fshatrat malore.

Në Beograd, lartësia e borës në tokë arriti në 15 cm, duke thyer të gjitha rekordet e mëparshme për muajin prill.

Në pjesët qendrore të qytetit, pemët kanë rënë, duke plagosur kalimtarë dhe duke shkaktuar dëme në automjetet e parkuara.

Sinoptikanët paralajmërojnë se moti ekstrem do të zgjasë edhe dy ditë të tjera, ku temperaturat gradualisht do të fillojnë të rriten.

Show More

Related Articles

Back to top button