LajmeMaqedoni

Shabani: Lëvizja BESA ka kohë që e ka shtrirë dorën për bashkim të bllokut opozitar

Shkup, 24 tetor – Lëvizja Besa është e gatshme për koalicion mes bllokut opozitar shqiptar, deklaroi sot Arafat Shabani nga ky subjekt politik, përcjell TV21. Shabani theksoi se në rast të një koalicioni të tillë, janë të mirëseardhur për bashkëpunim edhe faktorë të tjerë nga sektori publik.

“Për bashkimin e bllokut opozitar, edhe këtu ne ka kohë që shtrijmë dorën për bashkimin e të gjitha faktorëve politikë, respektivisht të bllokut opozitar dhe jo vetëm. Edhe nga sektori publik edhe intelektualë. Por e dini si, që të ketë koalicion duhen dy palë, do të thotë ne jemi të gatshëm, gjithmonë e kemi theksuar këtë, kush ka motivim dhe vizion për një ndryshim të tillë është i mirëseardhur në koalicion”, tha mes tjerash Arafat Shabani, sekretar i departamenteve në Lëvizjen Besa.

Show More

Related Articles

Back to top button