GostivarLajme

SHAF “Art Pollogu” bëhet me kryesi të re / Riaktivizohet edhe SHKA “Sami Zendeli”

Shoqata e artistëve figurativ ,, Art Pollogu” më 07.05.2023 mbajti mbledhjen e radhës me një pikë të rendit të ditës, për zgjedhjen e një kryesie të re të shoqatës. Kryetar i SH.A.F,, Art Pollogu” u zgjodh Mirsad Osmani, zëvendës kryetar Berat Zulbehari dhe sekretar Zylfi Alija.

Njëkohësisht mbledhja u organizua e përbashkët me SHKA “Sami Zendeli” ku u vendos që të riaktivizohet shoqëria dhe për kryetar të saj u zgjodh Sherif Mustafa, zëvendës kryetar Bujamin Emini.

SHAF “ART POLLOGU” dhe SHKA “SAMI ZENDELI” tani e tutje do të funksionojnë së bashku në çdo organizim dhe projekt të radhës.

Show More

Related Articles

Back to top button