LajmeMaqedoni

“Shans historik, ta bëjmë hapin e madh drejt BE-së”, deputetët e BDI-së optimist në seancën për ndryshimet kushtetuese

Deputetët e BDI-së duket se janë optimist që ndryshimet kushtetuese do të kalojnë, përcjell TV21. Deputeti Arben Ziberi thotë se ky është shans historik për vendin.

“Kjo është shans historik, është privilegj për ne që jemi në këtë mandat deputet dhe të shënojmë historinë, të bëjmë hapin e madh drejt BE-së”, tha Ziberi duke mos dashur të komentojë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa deputeti Bedri Fazli beson se në Kuvend është siguruar shumica për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Po tash nuk dihet, besoj se do të kemi shumicë dhe jam optimist se kjo punë do të realizohet”, tha Fazli.

Ndërkohë deputetja Rina Ajdari tha se opozita duhet të reflektojë dhe të kontribuojë në të ardhmen europiane të vendit.

“Ata vet duhet të reflektojnë. Ka qenë një procedurë e gjatë, proces i gjatë deri sot. kështu që mendoj se duhet të reflektojnë të gjithë”, theksoi Ajdari.

Show More

Related Articles

Back to top button