LajmeMaqedoni

Shaqiri: Çështja e Velesit u zgjidh

Mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtor, thotë Shaqiri.

“Ju njoftoj se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në teren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë. Apeloj deri te të gjithë që kanë zërin e arsyes, të mos keqpërdorin çështjet arsimore për qëllimet e tyre politike. Pse duhet të na pengojë hapja e paraleleve ku do të fitohet dituri? pyet ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Show More

Related Articles

Back to top button