LajmeMaqedoni

Shaqiri: Më 7 shtator do të miratohen edhe librat e fundit për klasën e gjashtë

-Në krahasim me vitin e kaluar shkollor, fillimi i këtij është më i suksesshëm, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri i pyetur për vlerësim të fillimit të vitit shkollor 2023/24 duke pasur parasysh vonesën e librave për klasën e gjashtë dhe paqartësitë rreth bashkimit të disa lëndëve në këtë klasë.

“Në periudhë prej një viti arritëm në arsimin fillor të miratojmë dhe njëkohësisht të shtypim dhe dorëzojmë në shkolla mbi 50 tituj të librave. Për këtë vit shkollor i përfunduam të gjitha procedurat në afat prej nëntë muajve nga dorëzimi i të gjitha programeve të reja (mësimore) për klasën e tretë”, deklaroi Shaqiri, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Qendrën rajonale për arsim dhe trajnim profesional “Kiro Burnaz” në Kumanovë, të cilën sot e vizitoi së bashku me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski.

Ministri kumtoi se më 7 shtator është takimi i ardhshëm i Këshillit nacional për libra shkollorë dhe atëherë, tha, do të miratohen edhe librat e fundit për klasë të gjashtë të cilët presin miratim dhe më pas do të shtypen menjëherë.

Show More

Related Articles

Back to top button